VLORË - Banorët e Orikumit dhe të Dukatit të Vlorës janë ngritur në protestë këtë të hënë, kundër 2 projekteve private që do të ndërmerren në gadishullin e Karaburunit dhe në zonën e Radhimës, pas të cilit akuzojnë se fshihet deputeti socialist Koço Kokëdhima.
Të mbështetur edhe nga përfaqësues dhe deputetë të Partisë Demokratike, si Jamarbër Malltezi dhe deputetja e Vlorës Liljana Elmazi, banorët thanë se në zonën bregdetare të Radhimës është projektuar të ndërtohen pishina noti, pas të cilave fshihet Kokëdhima.
Në të njëjtën linjë me banorët edhe Malltezi është shprehur kundër këtij projekti "të lordit të Vlorës", siç ai quan deputetin socialist Kokëdhima.
Ndërkohë, projekti i dytë që ka hasur kundërshtinë e banorëve, është edhe ai për ngritjen e 4 vaskave të peshkimit në Karaburun, zonë e mbrojtur ushtarake në të cilën vitet e fundit janë hapur disa restorante për turistët.
Projekti i vaskave të peshkimit në Karaburun, sipas banorëve po i jepet me koncesion një firme turke.
Ndërkohë, teksa ka shkuar në këtë zonë për të ndjekur protestën, gazetari i Report TV Armand Xhelili ka mësuar se Orikumi, Llogaraja dhe Radhima kanë 24 orë pa drita.
Ещё видео!