#reportTV #lajmeshqip #lajme
Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, pasi të dy janë kthyer në një problem për PD-në.
'Kam gjykuar se situata e rëndë në të cilën ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet bashkimit. I kam kërkuar që të tërhiqet së bashki me shkaktarin tjetër, Berishën. Një rrugë do të ishte për të gjetur bashkimin e demokratëve. I kam kërkuar dorëheqjen. Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që e kanë shkaktuar këtë problem. Sado ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të dy të tërhiqen. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur që të jemi fitues. U shpreh i gatshëm për të bërë hap pas dhe për tu bërë pjesë e zgjidhjes. Interesi i PD-së duhet të prevalojë mbi interesin personal. Sa kohë ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimarrje e Bashës mbi fatin e Berishës, të dy janë kthyer në problem.'- tha Bardhi.
Ещё видео!