#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
400 gr qiqra (të ziera)
100 gr presh (pjesa e bardhë e tij)
2 thelpinj hudhra
1 degë selino
1 qepë mesatare
1-2 karrota
1 domate (në kubikë) ose 8 pomodorini
1.2 litër lëng perimesh ose dado
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi + trumzë
Bukë të thekur
Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të hudhurat e copëtuara. I përziejmë, më pas shtojmë preshin, selinon, qepën, karrotën, të gjitha këto perime të prera shumë imët ose të grira me grirsen e qepës hollë.
I kaurdisim për 5 minuta, shtojmë pak lëng perimesh dhe i lëmë perimet të ziejnë pak. Shtojmë qiqrat (e gatuara) i përziejmë e më pas shtojmë domatet në kubik të vegjël, i përziejmë e më pas shtojmë lëngun e perimeve të nxehta. I lëmë perimet dhe qiqrat e gatuara, tashmë për 30-40 minuta.
Largojmë 2 garuzhda nga supa dhe i kalojmë në blender duke i kthyer perimet dhe qiqrat në krem, më pas i shtojmë tek supa. I lëmë të marrin valë dhe 5 minuta, e më pas e shërbejmë në një fetë bagetë të thekur duke shtuar në supë 1 lugë gjelle çaji vaj ulliri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!