Besimtarët e krishterë pritën lindjen e Krishtit edhe në rrethe. Meshat e besimtarëve katolikë u mbajtën që në mesnatë, ndërsa ortodoksët u lutën në mëngjes me mesazhin e përbashkët për paqe, dashuri dhe bashkim, frymëzuar nga jeta dhe përulësia e Krishtit.
Në Korçë mesha e Krishtlindjes u mbajt nga Mitropoliti i Korçës Imzot Johani. Duke uruar lindjen e Krishtit, ai ka theksuar se bota e sotme po përballet me kriza të shumta ekonomike, konflikte dhe varfëri ndaj sot më shumë se kurrë është i nevojshëm rigjallërimi i jetës shpirtërore.
Në Durrës, Krishtlindja u kremtua me solemnitet. Mesha e mesnatës e mbajtur në kishën famullitare "Shën Domeniku" dhe katedralen "Shën Luçia", si një nga momentet kulmore të festimeve përcolli mesazhin e paqes, dashurisë dhe shpresës për fillimin e ri. Shërbesa dhe mesha e Krishtlindjeve u mbajt paraditen e sotme dhe në kishën ortodokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti". Edhe në kishat ungjillore të Durrësit, besimtarët u mblodhën për lavdëruar Perëndinë dhe për të dëgjuar predikime frymëzuese.
Mesha e Shenjtë në Lezhë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Angelo Massafra, i cili këtë vit celebron Krishtlindjen e fundit në detyrën e tij si udhëheqës i komunitetit katolik në kete dioqezë. Përpara besimtarëve, ai theksoi rëndësinë e Jezusit si model për çdo besimtar në botë. Ai gjithashtu u ndal te sfidat dhe problemet sociale që përballon vendi ynë, duke u bërë thirrje besimtarëve për më shumë angazhim në ndihmë të atyre që janë në nevojë.
Në Lezhë mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes në Katedralen e Shën Nikollës e celebroi Padër Otavio Vitale. Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm. Ai bëri thirrje për t’u qëndruar pranë të varfërve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’u dhënë shpresë në momentet më të vështira.
Në Gjirokastër në katedralen e Hyjlindëses qindra besimtarë ortodoksë pritën lindjen e Krishtit.
Ata u lutën për shëndetin dhe për familjen, për qetësi dhe mbarësi.
Besimtarët pritën edhe në Vlorë kanë ditë festën e Krishtlindjeve. Mesha u mbajt në kishën e Shën Theodhorit nga At Kostandini, për t’ja lënë vendin urimeve mes besimtarëve më pas në këtë ditë të shenjtë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Krishtlindje#Ceremonia#TopChannelNews
Ещё видео!