Dy mësues i pritën me buzëqeshje në derën e çelikut dhe i shoqëruan poshtë shkallëve të betonit, kapur dorë për dore, duke kaluar përmes një dere tjetër të blinduar...kështu nisi në bunker dita e parë e shkollës.
Qindra fëmijë nisën mësimin këtë javë në shkollën e parë bunker në Ukrainë, 6 metra nën tokë, ku ata do të jenë të sigurt nga sulmet me dronë dhe raketa ruse. Në shkollën fillore të Harkivit, mund të hysh nga një portë e vogël betoni. Në fund të shkallëve, gjen korridorin ku janë edhe dyert e klasave. Nuk ka dritare, por dhomat janë të ndriçuara mirë dhe korridoret janë të lyera me ngjyrë të bardhë dhe jeshile. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, në verilindje të vendit, pranë kufirit rus, është vënë sërish në shënjestër të sulmeve ruse, thuajse dy vite pasi trupat e putinit u zbrapsën që atje. Javët e fundit luftimet janë ndezur dhe afruar më shumë dhe sulmet ajrore janë të vazhdueshme. Në këto ditë lufte, shumica e fëmijëve në Kharkiv kanë bërë mësim nga shtëpia. Masha, 9 vjeç, dhe vëllai i saj Oleksii, 6 vjeç, ishin të mërzitur nga pamundësia për të shkuar në një klasë të vërtetë, me një mësues të vërtetë, dhe në kontakt direkt me fëmijët e tjerë.
“Vajza ime, nxënëse e klasës së tretë, mezi priste të vinte, të vishej për këtë rast, të takonte miqtë e saj që i mungonin shumë”, thotë nëna e tyre, Marina Prikhodko. “Për djalin, nxënës i klasës së parë, është si një ditë feste, një shans për të takuar shokët e tij të klasës në jetën reale, jo në internet”. Për sa i takon luftës, ajo thotë: Është vërtetë e frikshme, por çfarëdo që të ndodhë, jeta vazhdon dhe ne duhet të përpiqemi të jetojmë çdo ditë." Shkolla e re ka fillimisht 300 nxënës, por kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov tha se numri do të rritet dhe mësimi do të zhvillohet në dy turne me nga 450 nxënës secili.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shkollat#Ukrainë
Ещё видео!