Dy vëllezër janë ekzekutuar në Shkodër teksa po lëviznin në këmbë pranë shtëpisë së tyre. Autorët mësohet se ishin dy persona të maskuar dhe atentatori që ndodhej në anën e pasagjerit i ka vrarë me kallashnikov të dy vëllezërit.
Viktimat janë Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kirasit në periferi të qytetit të Shkodrës. Pas ekzekutimit të vëllezërve Bilali autorët janë larguar dhe kanë djegur e më pas braktisur mjetin e tyre jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për krimin e dyfishtë që ka tronditur qytetin verior. Mësohet se djali i Astritit, Asmer Bilali është i arrestuar si pjesë e grupit Bajri. Të dy vëllezërit merreshin me biznes në fushën e hipizmit./abcnews.al
Ещё видео!