Pas dy vitesh shtyrje, në shtator të këtij viti do të nisë numërimi i popullsisë dhe banesave. Në planin vjetor INSTAT ka përcaktuar se censi i popullsisë dhe banesave do të fillojë me datë 18 shtator dhe do të vazhdojë për një periudhë 6 javore.
Të dhënat e censit do të nxjerrin në pah ndryshimet demografike, ekonomike dhe shoqërore të ndodhura në Shqipëri që prej vitit 2011, kur është kryer edhe numërimi i fundit i popullsisë.
Në atë kohë popullsia e Shqipërisë rezultoi rreth 2,8 milion banorë, me një rënie prej 8%, nga viti 2001 ku u krye edhe censi i parë.
Për të marrë të dhëna sa më të sakta INSTAT do të përdorë teknologji moderne, ndërsa pas numërimit në terren, do të organizohet edhe një anketë për të llogaritur nivelin e besueshmërisë së të dhënave.
Për qytetarët që refuzojnë të japin informacione apo i deklarojnë ato të rreme, parashikohen gjoba deri në 100 mijë lekë gjobë. Ky është censi i tretë i popullsisë dhe banesave që zhvillohet në Shqipëri.
Tv Klan
#popullsia #cencusi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!