Nga Shqipëria ku zhvilloi një vizitë zyrtare, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se rruga e vetme që sjell paqe në rajonin e Ballkanit është njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Në konferencën për shtyp me Presidentin Begaj, Vjosa Osmani vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria janë të vendosur të kontribuojnë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Jemi në krah të SHBA të BE dhe vendeve demokratike jo vetëm për zhvillimet në rajon por edhe në gjithë kontinetin tonë.
Ne jemi të vendosur për të kontribuuar në funksion të paqes dhe stabilitetit dhe të mbrojmë vlerat që po rrezikohen dhe atakohen nga Rusia dhe satelitët e saj në rajon.
Përderisa politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po sfidon integritetin territorial të Kosovës, ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe të aleatëve e partnerëve euroatlantikë, koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë.
Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por rruga e vetme që sjell paqe për gjithë rajonin është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial”, theksoi Presidentja Osmani.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!