Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ngjarje e rëndë në fshatin Zemblak të Maliqit.Bashkëshorti vret gruan e tij dhe me pas e hedh në gropën septike. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbasditen e sotme dhe viktima është gjetur nga nena e saj, e cila ka njoftuar policinë lokale.Burime thonë se çifti ishte në proces divorci dhe nga muaji Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës. Në kushte të tilla 46 vjeçarja Luiza Mullalli jetonte në banesë se bashku me fëmijët e saj ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër.Ditën e sotme autori Gjergji Mullalli duke shfrytëzuar faktin se ish bashkëshortja ka qenë e vetme në banesë dhe i ka shkaktuar vdekjes bashkëshortes në rrethana ende të pasqaruara nga policia dhe me pas e ka hedhur në gropën septike, e cila ndodhet pas shtëpisë.Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur për policinë lokale e cila është vënë në kërkim të autorit të kësaj ngjarje të rëndëMaliq/Informacion paraprakMë datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ещё видео!