“Ndërmendje”, një iniciativë e mjeshtrit Kujtim Alija që sot nuk jeton më, vijoi traditën e nisur prej vitesh në Teatrin “Migjeni” për të përmbyllur një vit të sukseshëm të artit dhe kulturës në Shkodër.
Në koncertin tradicional, protagoniste absolute ishte Orkestra Simfonike e Shkodrës që solli për publikun e pranishëm tingujt e gjallë të muzikës. Të ftuar të veçantë ishin: Ardita Meni, Frederik Ndoci, Klodiana Brahimi dhe tenori shqiptar me famë botërore Josif Gjipali.
Solistët shkodranë, Kori Polifonik “Prenkë Jakova”, QKF “Kujtim Alija” ishin pjesë e rëndësishme e kësaj mbrëmje artistike. Koncerti “Ndërmendje” do të vijë i plotë gjatë ditëve në vazhdim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH.
▪️ Web: [ Ссылка ]
▪️ Instagram: [ Ссылка ]
▪️ Facebook: [ Ссылка ]
Ещё видео!