Përzgjedhja e Luan Dacit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në shkelje me ligjin dhe mosveprimi i gjykatave kombëtare kur ky fakt iu vu në dispozicion është konsideruar e paligjshme nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nisur nga padia e ish-prokurorit Besnik Cani, Strasburgu vëren se kjo shkel parimin e të gjykuarit nga trupe e krijuar në bazë të ligjit. Gjykata analizoi të gjithë procesin e hetimit dhe gjykimit për Dacin, duke dalë në konkluzionin se ai ishte zgjedhur në shkelje të parashikimeve ligjore si gjyqtar i KPA dhe kjo cenonte vendimin ndaj Canit. Për këtë arsye Strasburgu sugjeron rishqyrtim të dosjes.
“Gjykata merr parasysh qëndrimin e Qeverisë se mund të ketë një rrugë ligjore që ankuesi të kërkojë rihapjen e procedurave. Rrjedhimisht, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së ankuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj” do të ishte rihapja e procedurave, nëse ankuesi e kërkon një rihapje të tillë, dhe rishqyrtimi i çështjes”.
Gjykata ka rrëzuar kërkesat e tjera për dëmshpërblim pasuror dhe prishje të vendimit të shkarkimit me argumentin se nuk mund të dalë në një konkluzion se gjykimi nga një gjyqtar tjetër, do të sillte vendim ndryshe për Canin. Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut gjithashtu theksohet se ky rast nuk mund të shihet si zgjidhje për të gjithë rastet e ngjashme.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!