Edhe pse u mendua se tensionet ishin fashitur disi, Kina iu rikthye paralajmërimeve ndaj Tajvanit, duke thënë se do të marrë “masa drastike” nëse ishulli bën lëvizje drejt pavarësisë. Një zyrtar në Pekin kërcënoi me ndërhyrje ndërsa shtoi se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm.
Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe në dy vjetët e fundit ka rritur presionin diplomatik dhe atë ushtarak, gjë që ka nxitur shqetësime në Taipei dhe Uashington. “Po u kalua vija e kuqe për pavarësinë, ne do të veprojmë”, tha Ma Xiaoguang, zëdhënës në Zyrën kineze për Çështje të Tajvanit.
Tajvani është kthyer në faktor kyç për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. SHBA njihet si mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare e Tajvanit dhe furnizuesja më e madhe me armë, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike zyrtare. Kina rregullisht e përshkruan ishullin si çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me SHBA-në.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#China#Taiwan#TopChannelNews
Ещё видео!