Reshje të dendura dëbore kanë nisur pasditen e kësaj të hëne në gjithë territorin e Dibrës. Trashësia e borës në qytet ka shkuar afro 8 cm, kurse në lartësi deri në 15 cm.
Nuk raportohen situata të vështira në qarkullim rrugor, por Shtabi i Emergjencave ka ngritur grupet e monitorimit.
Problematike situata paraqitet disi në rrugën Peshkopi - Kalaja e Dodës. Ajo ështe e dëmtuar në disa segmente dhe ka shkarje të gurëve në rrugë.
Nga qershori nuk është tenderuar mirëmbajtja dimërore. /abcnews.al
Ещё видео!