Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e dhjetëra mijëra personave në qytetin e Rafahut, tregues se Izraeli është në prag të një sulmi tokësor, të paralajmëruar prej kohësh në këtë pjesë të Rripit të Gazës.
Ndërmjetësit ndërkombëtarë thonë se urdhri për evakuim po ndërlikon përpjekjet e tyre për të arritur një armëpushim, në të cilat është përfshirë edhe agjencia amerikane e zbulimit, CIA.
Izraeli pretendon se Rafahu është streha e fundit e Hamasit dhe se sulmi në këtë qytet është i domosdoshëm për t’i dhënë goditjen e fundit grupit militant, përgjegjës për sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Disa orë pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e 100,000 vetëve në drejtim të një zone humanitare në jug të Rripit të Gazës, tymi nga shpërthimet e shkaktuara nga sulmet ajrore të Izraelit u ngrit mbi qytetin e Rafahut.
Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin përmes fletëpalosjeve të hedhura nga ajri, mesazheve telefonike dhe radios dhe njoftoi se ka shtuar ndihmën humanitare në kamp. Sipas Izraelit, mijëra pjesëtarë të Hamasit janë në këtë pjesë të enklavës, si edhe dhjetëra pengje izraelite të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor.
“Ushtria izraelite po përgatitet për përdorim force ndaj organizatave terroriste në zonën ku jetoni. Kushdo që gjendet në këtë zonë do të rrezikojë veten dhe anëtarët e familjes,” thuhet në urdhrin e ushtrisë për evakuim.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Izraeli#TopChannelNews
