Elbasani ishte ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama, ku pa nga afër ecurinë e investimeve që po kryhen në këtë bashki. Fillimisht ai u ndal rikonstruksionin e Pediatrisë, e cila përmbyll edhe transformimin rrënjësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit.
“Sa herë flasin për shëndetësinë, më shkon mendja sikur të vinte COVID-i me këto spitale, ose të na kishte gjetur me spitalet tona në këtë situatë, atëherë do të shihnim se çfarë hataje e jashtëzakonshme do të ishte në të katër anët”.
Më pas ai inspektoi punimet në kantieret e blloqeve të brendshme të Elbasanit, ku vijon puna për transformimin urban.
Kreu i qeverisë pa nga afër edhe investimin e realizuar në konviktin e rindërtuar nga themelet në kuadër të paktit për universitetin, ndërsa kërkoi nga kryebashkiaku i Elbasanit, që puna të vijojë edhe për ambientet e jashtme.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!