Serbët duket se nuk kanë ndërmend të ndalin revoltën ndaj qeverisë së albin kurti për cështjen e targave. Këtë të dielë Kryetarët e komunave veriore të Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse.
I njëjti veprim u pasua edhe nga këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.
Lista Serbe, e cila është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi një ditë më parë për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Të shtynën policët serbë në veri të Kosovës zhveshën uniformat, si shenjë për të treguar mos bindjen e tyre .
Efekte
Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad gjuric, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.
Ndërkohë Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Ai thotë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.
Ndërsa Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë në rast se rrezikohet stabiliteti. Vetë albin kurti ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës ta ruajnë qetësinë, duke thënë se ai nuk është kundër serbëve, por Beogradi është kundër tij.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Revolta#Serbe#TopChannelNews
Ещё видео!