Viti 2021 ka nisur me një numër të lartë të viktimave nga aksidentet rrugore krahasuar me një vit më parë. Pesë të vdekur më shumë janë regjistruar në janarin e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aksidenti më i rëndë ka qenë ai i datës 14 janar, kur humbën jetën 4 persona nga e njëjta familje që udhëtonte nga Kosova në Shqipëri.
Në të gjitha rastet e hetimeve, policia bën të ditur se shkaqet kryesore janë shpejtësia dhe parakalimet e gabuara. Në janar, ky aksident ishte më i rëndë. Në tërësi ky muaj rezulton i dhunshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të shpejtësisë dhe parakalimeve të gabuara.
Në muajin e parë të vitit 2021 u rregjistruan 32 përplasje rrugore më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë Janar ndodhën 125 aksidente, kurse në janarin e 2020-ës regjistroi 93 aksidente. Raporti i INSTAT thotë se në 31 ditët e muajit u regjistruan 22 viktima, të cilët për fat të keq nuk mbijetuan nga përplasjet.
Në janar të 2020-ës u regjistruan 17 viktima, pesë më pak se janari i 2021-shit. Të dhëna negative për muajin janar vijnë edhe për plagosjet. Raportohet se në aksidentet rrugore janë lënduar 143 persona, e krahasuar me janarin e 2020-ës, janë 40 plagosje më shumë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksidentet#TopChannel
Ещё видео!