Dhjetra forca policore blinduan qytetin e Vlorës mbrëmjen e së dielës, ku si rezultat dy persona u vendosën në pranga, pasi u kapën me armë zjarri dhe dy të tjerë u shoqëruan në komisariat.
Santiljano Basho dhe Bruno Shehu janë dy të arrestuarit e operacionit të së dielës, në të cilën u anazhuan forcat RENEA dhe FNSH. Ata u kapën me armë zjarri dhe me një sasi parash, shuma e së cilës ende nuk dihet pasi nuk ka një njoftim zyrtar nga polcia.
Në fakt Santiljano Basho nuk është person i panjohur për policinë, pasi është arrestuar e dënuar edhe më herët për shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.
Ky i fundit po ashtu konsiderohet si një nga të fortit e Selenicës. Edhe vëllai i tij është person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje.
Tesi Basho vrau dy vajza në Torino, të cilat ushtronin prostitucio. Njëra prej viktimave, shfrytëohej edhe nga vetë autori. Basho u arrestua në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit pas tërmetit në Itali, së bashku me dy shokë u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf.
Arratia e tij zgjati rreth 3 vite, ku ran ë prangat e policisë në vitin 2019.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksioni#Vlorë
Ещё видео!