[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kriza e refugjateve ka shkaktuar nje rebelim brenda partisë CDU te kancelares gjermane Angela Merkel. 123 deputete kane firmosur nje leter, ku i kërkojnë Merkelit te ndryshoje politikat ndaj emigranteve. Ata kërcënojnë me mocion per shkarkimin e qeverise, nëse nuk do te kete reflektim per situatën. Kërkesa e tyre kryesore është qe emigrantet te cilet vijne nga vendet e sigurta te origjinës, ku përfshihet edhe Shqipëria, te rikthehen mbrapsht menjëherë ne kufirin gjerman. Firmetaret e letrës kërkojnë gjithashtu qe qeveria federale t’i transferoje brenda disa javësh emigrantet ne vendet e para pritëse, ku kane qëndruar fillimisht, e qe jane përgjegjëse per procedurat e tyre te azilit, ne përputhje me traktatin e Dublinit. Edhe lideri i CSU, Horst Seehofer, partner i koalicionit ka kerkuar kufizim te numri te azilkërkuesve qe hyjne ne Gjermani, duke kërcënuar se do ta çoje qeverinë federale ne Gjykatën Kushtetuese per politikat ndaj refugjateve. Ndërkaq, edhe numri i gjermaneve qe besojne se kancelarja mund t’ia dale ta menaxhoje fluksin e emigranteve ka pësuar renie. Nje sondazh i fundit tregon se 66 perqind e te anketuarve nuk e mbeshtesin Merkelin ne politikat e saj.
Ещё видео!