#oranews #elbasan #proteste #protestapd #lucianoboci
Qytetarët fikën makinat në sheshin kryesor të Elbasanit në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve.
Të organizuar nga degalokale e PD-së dhjetëra oprej tyre u mblodhën në qendër të qytetit.
Akuzat shkuan për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. "S'kemi të hamë bukë.
Duhet të ngrihemi të gjithë pensionistë e fëmijë se ndryshe nuk ka të ardhme këtu tek ne. Po na ikin fëmijët. Kemi ngel vetëm ne të moshuarit këtu që s'po çajmë dot," thonë ata.
Rritja e çmimeve sipas tyre është bërë e papërballueshme. "Për fukarallikun që është në makismum. 250 lekë një litër naftë, 430 lekë një shishe vaj. Çfarë bëhet kështu. Do vijë dita që do rrimë në terr. Ky të ikë një orë e më përparë," tha nje protestuese.
Në protestë kishte edhe mbështetës të PS që thanë se nuk e tradhëtojnë partinë, por nuk janë dakord me kryeministrin.
"PS nuk e tradhëtoj, por me Edi Ramën nuk pajtohem kurrë dhe me Taulant Ballën," tha ai.
Kjo është një ndër protestat e para të PD-së që organizohet kundër rritjes së çmimeve në vend.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!