Një listë me emrat e siç e quan “organizatave kriminale serbe dhe drejtuesve të tyre”, e ka publikuar në Facebook deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili kërkon edhe arrestimin e tyre. Në këtë listë përmendet Mbrojtja Civile, e cila sipas tij është formuar nga Goran Rakic, Igor e Slavko Simic, Millosh Perovic, Nenad Gjuric dhe Stevan Paviceviç. Ai gjithashtu ka përmendur vëllain e presidentit serb Vuciç si dhe djalin e tij Danilo. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Listës Serbe e cila thotë se kjo është një listë “për të persekutuar serbët”.
“Urrejtja e Albin Kurtit për çdo gjë serb shkon deri aty sa publikon një listë të re për persekutimin e serbëve, ku përfshihen edhe vëllai dhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiç, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me protestat demokratike dhe paqësore të popullit serb në barrikadat. Kështu, përfaqësuesi i Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Armend Muja, ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova, të cilën Kurti dhe ministri i tij Sveçla me këmbëngulje përpiqen ta fshehin”.
Lista Serbe pretendon se me publikimin e kësaj liste nga Muja, po ua “rrezikon drejtpërdrejt” jetën serbëve të Kosovës.
“Kurtit nuk i mjaftoi kriminalizimi i Listës Serbe dhe lidershipit të saj pa asnjë provë, por shkoi një hap më tej dhe djali i presidentit Vuçiq, Danilo dhe vëllai i tij Andrej u bënë shënjestër e regjimit të Kurtit”.
Si zakonisht, Lista Srpska tentoi t’i përfshijë ndërkombëtarët në këtë çështje dhe u mundua që të arsyetojë vendosjen e barrikadave.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!