Dita e dielë pritet të sjellë ulje temperaturash deri në -1 gradë në vendin tonë, sidomos në zonat malore.
Meteorologët parashikojnë se verilindja dhe juglindja do të kenë intensitet të lartë të reshjeve të dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë nën sundimin e shiut.
Edhe për diten e dielë, parashikohet të ketë kthjellime në ultësirën perëndimore, si dhe vranësira në zonat malore.
Gjithashtu pritet shtim gradual i vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.
Ditët e fundit në vendin tonë reshjet e dendura të shiut, sollën përmbytje të mëdha në qakrun Shkodër dhe Lezhë.
Dhjetra familje u evvakuan, disa prej të cilëve u strehuan në konvikte dhe disa të tjerë tek familjarët e tyre.
Përmbytjet e mëdha, rezultuan fatale për dy persona, babë e birë në Malësi të Madhe, të cilët ndërruan jetë pasi automjetin e tyre e mori rrjedha e lumit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Reshje#TopChannel
Ещё видео!