Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ka përkujtuar fillimisht tragjedinë e 2 viteve më parë me tërmetin e 26 Nëntorit. Kurti tha se ka pasur një ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave në Kosovë kur flitet për Shqipërinë dhe kjo ka të bëjë me traumën e ndërrimit të simboleve. Kreu i qeverisë kosovare tha se po të flasësh për bashkim kombëtar të marrin për nacionalist, ndërsa po të thuash se do të bashkohemi në BE, të marrin për diplomat. Prandaj gjatë mbledhjes ai bëri thirrje që palët të flasin si diplomatë, por të veprojnë si patriotë.
“Më lejoni që fillimisht të përkujtoj që sot janë mbushur dy vjet nga tërmeti i tmerrshëm që pati goditur Shqipërinë dhe familjarët e 51 të vdekurve sigurisht që kanë pikëllim e mallëngjim sot. Bashkëndjejmë me ta duke pohuar që dhimbja e tyre është edhe dhembja e jonë. Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët e të dy qeverive, por është mbledhja e parë e mija në të cilën marr pjesë si kryeministër i Kosovës. Vitin e kaluar isha kryeministër për 4 muaj. Në këtë javë, këtë vit, janë bërë 8 muaj, kështu që jam duke përparuar. Sa herë që vij në Shqipëri jo vetëm si kryeministër, por si shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, kam një ndjesi të veçantë që nuk përshkruhet lehtë.
Me pak fjalë jemi një paçka se me dy dialekte që sa po shkon e po njehsohet falë ndërveprimit në shumë fusha, falë muzikës, artit, sportit, etj. Çfarëdo që po them po analizohet e studiohet mirë se ku desha të dal e çfarë mesazhi po dërgoj, por edhe sikur mos të them asgjë, prapë njëlloj do të ishte pasi edhe ky njësoj do të ishte sepse do thonin që edhe ky është mesazh. Ajo që ndjej sidomos në Kosovë që kaloi shekullin e fundit duke valuar flamurin kombëtar është se ka një lloj ndrydhjeje të dëshira dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë, njëlloj i represionit të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve që ka rezultuar me një lloj tronditje kolektive. Befas shoqëria në Kosovë, përjetoi një zëvendësim për të cilën nuk u pyet dhe nuk u la të debatohet. Këtë e bën të dhimbshme fakti që nuk është politikisht korrekte fakti të debatohet për të. Pra një kërkesë për të ndrydhur një dëshirë e një mendim. Tani të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do ishte marrëzi. Të thuash se jemi të lumtur se jemi dy shtete se kështu jemi më të fortë do të ishte sa teprim, por aq edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të të shquanin për nacionalist, e të thuash se do të bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm kështu që të flasim si diplomatë dhe të veprojmë si patriotë. Si diplomatë jemi të vetëdijshëm dhe të qartë se mbledhja është në horizontin e integrimit. Integrimi ynë mes shteteve tona është edhe strategjik edhe më tepë, qëllimor. Progresi i marrëveshje duhet të shoqërohet me cilësinë në zbatimin e tyre sepse janë sa me rëndësi ekonomike aq edhe historike. Si patriotë duhet t’i forcojmë dy shtetet tona”, tha Kurti. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!