Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Policinë Rrugore. Në një takim me drejtuesit e policisë, kreu i qeverisë u shpreh se presioni mbi qytetarët për të marrë ryshfet është një sjellje e neveritshme që duhet të ndalohet.
Më tej ka inkurajuar SHÇBA-në që të vijojë dhe të hetojë të gjitha rastet e shkeljeve që bëjnë policët.
“Lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël sidomos të policia rrugore janë të patolerueshme. Dua të vlerësoj rolin e SHÇBA dhe njëkohësisht ta nxis publikisht SHÇBA që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve. Ne e kemi rritur edhe në harmoni me pritshmërinë e qytetarëve rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë.
Është e papranueshme që kjo të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshme të përfitimit të ryshfetit dhe e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkues të policit rrugor qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor. Vetë strukturat e policisë dhe SHÇBA konstatojnë se në punën e komisariatet rastet e denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjësinë e duhur dhe në kohën e duhur“, tha Rama./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!