Oligarkët rusë janë personat më të dëmtuar financiarisht nga lufta në Ukrainë, pasi vetëm nga sanksionet e Perëndimit kanë humbur 38 miliardë dollarë.
10 oligarkët më të pasur rusë së bashku përllogaritet se kanë një pasuri neto prej 186 miliardë dollarë.
Më i pasuri mendohet të jetë presidenti rus, Vladimir Putin. Ekspertët kanë spekuluar se presidenti rus mund të jetë njeriu më i pasur në botë, me financierin Bill Brouder, i cili dëshmoi në vitin 2017 se ai beson se Putin “ka grumbulluar 200 miliardë dollarë fitime të paligjshme”
Referuar të dhënave të ‘Bloomberg’, personi më i pasur në Rusi rezulton Vladimir Potanin, që ka 35% të ‘Nornickel’.
Potanin, ish-zv.kryeministër i Rusisë dhe një person i afërt i Putinit, ka në pronësi kompaninë më të madhe të prodhimit të paladiumit dhe nikelit.
Kjo nuk është hera e parë që oligarkët rusë përballen me sanksione të forta ekonomike. Nga aneksimi i Krimesë në 2014; BE, SHBA, Zvicra dhe Kanadaja vendosën masa kufizuese ndaj tyre.
Por, shumica e oligarkëve kanë prona të paluajtshme të regjistruara me emrat e të afërmve të tyre në parajsa fiskale. Për shembull, Alexey Mordashov transferoi shumicën e aksioneve në minierën e arit ‘Nordgold’ në emër të bashkëshortes së tij.
Pavarësisht dobësimit të rublës, oligarkët rusë janë ende në gjendje të vendosin mburojë për paratë dhe asetet e tyre duke anashkaluar masat.
Vlera e aseteve të kompanive ruse dhe individëve vetëm në Zvicër arrin në rreth 11 miliardë dollarë sipas të dhënave të Sëiss bank.
Ndërsa qeveria Mbretërisë së Bashkuar thotë se vetëm dy oligarkët, Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov kanë një pasuri prej 20 miliardë dollarë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Oligarket#TopChannel
Ещё видео!