Stomaku është fabrika jonë përpunuese e ushqimit ku ai shpërbëhet në lëndë ushqyese, kripëra minerale dhe ujë, për t’u përkthyer më pas në energji. Po çfarë ndodh kur në këtë makineri të madhe krijohen probleme si ulcera, gastritet apo reflekset të cilat e bëjnë aspak të këndshëm shijimin e ushqimit, që konsiderohet edhe një nga kënaqësitë e jetës?
Gastrohepatologia Nerida Dhigoi, mjekja e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan tregoi se sëmundje të tilla lidhen drejtpërdrejt me stilin e jetesës dhe sigurisht, të ngrënin. Disa ushqime kanë efekt të menjëhershëm negativ në stomak, por ka edhe të tjerë, si qumështi, i cili haset në debatet e përditshme nëse bën mirë apo bën keq.
Katerina Trungu: Ushqimet që krijojnë shqetësime në stomak janë alkooli, erëzat pikante, salca e domates dhe qumështi.
Nerida Dhigoi: Qumështi në fakt e rregullon pak situatën.
Katerina Trungu: Po të ndërpres pak se m’u kujtua diçka. Unë kam patur një problem të tillë, mua më ka funksionuar, nuk e di rastësi apo jo. Një kurë popullore, qumësht me të bardhë veze esëll në mëngjes. Mua më qetësoi stomakun, e aprovoni apo do raste specifike apo ju jeni mjeke dhe nuk merreni me këtë punë fare?
Nerida Dhigoi: Hyn te mjekësia alternative që unë sigurisht e përqas, nuk kam asgjë kundër sepse në fund të fundit kur ofrohet me kujdes, bën vetëm mirë, por me kujdes. Jo në momentet kur kemi një ulcer aktive, me hemorragji dhe të themi “shko në shtëpi, me këtë kurën me qumësht dhe vezë do ia dalësh”, duhen marrë masa të menjëhershme. Qumështi është perfekt sepse ne e kemi vërtetuar që në personat që kanë aciditet, gastrite, e vesh me një barrierë mbrojtëse të gjithë mukozën e stomakut. Sigurisht, mund të ketë individë që thonë “më jep fryrje barku dhe siklet”, janë ata që kanë një intolerancë ndaj laktozës, ndaj e këshillojmë te ata që ia pranon organizmi. Ka preparate të mirëfillta për të ulur aciditetin përveç ushqimeve.
Katerina Trungu: Po për ushqimet e tjera?
Nerida Dhigoi: Alkooli, patjetër, nuk duhet pirë me tepricë në asnjë rast.
Katerina Trungu: Salca e domates?
Nerida Dhigoi: Është parë që është goxha irritues, shton aciditetin te këta individë që kanë një stomak të sëmurë. Gjithashtu edhe kafeina, në listë janë marrë disa gjëra që do të ndikonin te një stomak i dëmtuar, por edhe në një stomak të shëndetshëm ajo listë është shumë e gjatë.
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #NeridaDhigoi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!