Partia Demokratike e Rithemelimit publikoi të mërkurën 6 kandidatë për procesin e primareve, si mënyrë për gjetjen e një kandidati konsensual dhe të gjithë pranuar nga baza e partisë për zgjedhjet e 24 shtatorit. Mes 6 emrave është edhe ai i Arif Rexhmatit, i cili është edhe kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Dega Kukës, si dhe kandidati më i përfolur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha. Por pëballë këtij fakti, vetë Rexhmati ka reaguar dhe është shprehur se nuk është dakord me procesin e primareve, pasi sipas tij përveç faktit se është vonë për një proces të tillë, votimi do të krijojë akoma edhe më shumë përçarje mes demokratëve, çka do të ju vështirësojë përballjen me rivalin socialist Alb ert Halilaj, i cili vjen do të tentojë të marrë besimin e kuksianëve pas dëmtimit moral të PS-së nga ish-kryebashkiaku Safet Gjici.
Por pavarësisht se në plan të parë duket se ky është një shanc i artë për opozitën për të rimarrë Kukësin, një bastion demokrat, situata dhe koha nuk është në favor të demokratëve.
Arif Rexhmati i propozuar nga Rithemelimi, por edhe nga PD e Bashës, nuk pranon të bëhet pjesë e primareve, duke krijuar mundësinë e një dalje me 2 kandidatë opozitarë në zgjedhje. Po ashtu demokratët përkahës të Lulzim Bashës, kërkojnë në Kukës një kandidat konsensual, pa primare. Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se kandidati rival, Albert Halilaj ka ngritur prej kohësh shtabin elektoral, dhe vijon fushatën, këtë herë përballë një PD-je të përçarë. I favorizuar edhe nga lidhjet me ish-kryebashkiakun demokrat Hasan Halilaj, Prefekti që synon të bëhet i pari i qytetit të Kukësit, duket se do të përsërisë rezultatin e Dibrës, ku Muharrem Rama i Partisë Socialiste, arriti të fitojë përballë Sherefedin Shehut nga PD, edhe pse PS ishte goditur nga një skandal seksual, me në qendër ish-kryebashkiakun socialist Shukri Xhelili.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ArifRexhmati#Kukes
Ещё видео!