Një ditë para tryezës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që e ka organizuar ambasada amerikane në Prishtinë, SHBA-ja sërish ka theksuar domosdoshmërinë e themelimit të tij.
Kanë theksuar se zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cënon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se qeveria është përgjegjëse për këtë çështje ndërsa kritikoi Kryeministrin Kurti se e ka sjellë vendin në një pikë që s’po flet më për njohje reciproke por për një status quo të re.
Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e së martës ku do të përkrahin procesin e dialogut.
I bëjnë thirrje qeverisë që të mos fshihet prapa akuzave populiste ndaj opozitës, por të ushtrojë përgjegjësitë e saja si shumicë dhe të trajtojë çështjen e Asociacioinit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Shefja e GP të LVV-së Mimoza Kusari Lila mohon përplasjen e mundshme të qeverisë me SHBA-në për këtë çështje.
“Qeveria e Kosovës nuk ka përplasje me SHBA-në, mund të kemi ndryshim mendimesh në raport me procesin e dialogut dhe Asociacionin”.
Kryeministri Kurti ditë më parë ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga ambasada për të marrë pjesë në këtë takim.
Ndërkohë Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung ka publikuar një draft status për Asociasioni e Komunave me shumicë serbe të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.
Sipas draftit, statuti i Asociacionit është akti më i lartë juridik dhe statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacioni i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Kosovës.
Statuti sipas këtij hartimi do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
Drafti përcakton se Kuvendi i Asociacionit është organi përgjegjës për ndryshimet e Statutit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!