Kryetari me autorizim I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nga Këlcyra zbuloi se ka tentuar që të bëjë për vete kandidatët Sali Berishës, të dale nga procesi I primareve. Alibeaj theksoi se gjithçka e kishte bërë që demokratët të dilnin të bashkur në zgjedhje dhe jo nën siglën e Ilir Metës.
I thash: kandidatëve të Foltores, mos shkoni tek LSI-ja, mo shkoni tek partia e majtë, mos shkoni tek një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni tek shpia juaj, hajdeni tek kjo sigël, sepse keni detyrime tek kjo sigël. Jeni bërë personazhe politike prej Partia Demokratike, ia keni detyrim. Po e gëlltis unë krenarinë, po e lë mënjanë se çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë, por vetëm për të mirën e demokratëve hajde të dalim me një kandidat para së keqes së madhe që quhet Edi Rama. E refuzuan. Jo vetëm e refuzuan, por shkuan u bënë një me Ilir Metën.
Më tej Alibeaj përsëriti akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha, të cilin e konsideron si personi që po kërkon të shndërrojë PD-në në një force antiamerikane, si dhe përçarës të kësaj force politike.
Sali Berisha mori kazmën për t’ia vënë dërmën demokratëve. Në 8 janar një shfaqje e shëmtuar, duhet ta heqim nga mendja ne demokratët, duhet të bëjmë gjithçka për ta fashitur ato skena të shëmtuara. E vazhdoi në 6 mars, shkoi u fut nën sqetullën e Ilir Metës, duke ia bërë të pamundur Partisë Demokratike fitoren ën 6 mars. E vazhdoi në prill, për ta përçarë PD. E vazhdoi në tetorë, me procesin e primareve dhe neve I thamë, po more neve nuk duhemi me njëri-tjetrin, por po ua shtrimë dorën këtyre demokratëve , atyre demokratëve: hajde të dalim me një kandidat.
Alibeaj shprehet se BErisha po mashtron demokratët kur u thotë që do rikthejë PD-në në qeveri.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Alibeaj#Berisha
Ещё видео!