#oranews
Dhjetëra vajza dhe gra, por edhe burra të drejtuar nga shumë figura publike të ekranit protestuan sot në sheshin "Skënderbej" në Tiranë për të dënuar ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 të rinj.
Gazetarja , Zhaklinë Lakatari, në fjalën e saj u bëri thirrje prindërve të edukojnë djemtë dhe vajzat nëse do të duam të kemi një shoqëri më të shëndetshme.
"Kam 6 vite që kam një blog ku promovoj edukimin seksual. Më vjen shumë keq që këto 6 vite jam ofenduar, etiketuar, linçuar, dhunuar, përdhunuar virtualisht në të gjitha mënyrat dhe etiketuar si vajzë jo e mirë se kam promovuar edukimin seksual dhe rëndësinë e tij. Paradoksi është se u desh që një vajzë 11-vjeçare të përdhunohej për 5 orë, për 7 orë nga 5 burra që gjithë sytë të ktheheshin te unë dhe rëndësia e asaj që them prej 6 vitesh.
Vëmendjen nuk dua ta marrë unë sot, vëmendja duhet të jetë jo vetëm te ata Ekremi, Genti, Xhabiri, Gentriti dhe Shkëlqimi por te të gjithë ata burra që vazhdimisht komentojnë në rrjete sociale dhe mbështesin përdhunimin, ngacmimin, pedofilinë dhe të gjitha ata që mendojnë se mënyra se si je veshur të bën të jesh lehtë e përdhunueshme. Nuk përdhunon veshja kuptojeni njëherë e mirë, përdhunon mendja. Edukoni vajzat dhe djemtë se vetëm komunikimi mund ta bëjë këtë shoqëri më të shëndetshme".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!