Pengmarrjen e 28-vjeçares nga i dashuri i saj Gleard Gusholli, Sali Berisha nuk e sheh si rast të veçuar, por si reflektim të situatës kriminale shqetësuese në Tiranë. Në deklaratën e përjavshme për mediat, kryetari i PD tërheq vëmendjen për pasigurinë që përjeton kryesisht kryeqyteti për shkak se është krimi që drejton dhe jo policia të cilën e akuzon se nuk vepron në këtë rast.
“Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia. Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Evropës. Ajo tejkalon Ndraghetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”.
Rastin tjetër që kryedemokrati risjellë në vëmendje është ai i dhunimit që i shkaktoi dhe vdekjen të 19-vjeçares keniane Joy Ayoko dhe autorët ende nuk janë gjetur dhe vendosur përpara drejtësisë.
Tv Klan
#saliberisha
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!