Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka përshëndetur Kongresin e PS-së me anë të një videomesazhi.
“Evropa duhet të mirëpresë emigrantët që ishin nga vendet në luftë dhe konflikt. Italia e sheh Shqipërinë jo vetëm si vend anëtar të BE-së por si vend me rol të madh në BE në të ardhmen”. Kryeministri italian i bëri thirrje Ramës që të punojë për të ardhmen e qytetarëve.
“Ne jemi të dashuruar me të shkuarën e Italisë, por edhe me të ardhmen e saj. Kjo duhet të vlejë dhe për ju. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia, rroftë Evropa”, tha Renzi duke ftuar shqiptarët që ta duan vendin e tyre.
Ещё видео!