Lajme Arkiva 2005
Në qytetin e Fierit ka filluar zyrtarisht zbatimi i planit për parkimin e automjeteve me pagesë, nëpërmjet automatëve të vendosur në katër akset rrugore kryesore të qytetit.
Ky është një investim prej 250 milion lekësh falë një bashkëpunimi mes bashkisë dhe një firme hungareze. Janë instaluar 18 automate brenda një territori, ku llogaritet të parkohen rreth 700 automjete duke e paguar 50 lekë.
Por vendosja e automatëve në vend parkime ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë banorë.
“Janë vendosur këto automate dhe afër objekteve të banimit, afër pallateve. Konkretisht në pallatin tim aty buzë pallatit është vendosur automati. Unë jam i detyruar ta lë mjetin gjithë ditën aty edhe do të detyrohem të paguaj gjithë ditën atë tarifën e parkingut gjë që s’më duket e drejtë.”
“Nuk kanë lekë njerëzit o vëlla të japin 5 qind lekëshen për një orë ai.”
“Neve mund të kalojmë edhe 10 minuta nga ora dhe ata të mbajnë edhe 50 lekë të tjera. Për mua kjo tarifë është shumë e madhe.”
Për kryetarin e bashkisë projekti për vendosjen e automatëve është bashkëkohor dhe për këtë nuk do të ketë kthim prapa.
Baftjar Zeqo: “Investimi që ne po flasim e përjashton këtë lloj parkimi, pra parkimi tek pallati im,parkimi tek lokali im, etj, etj që kanë qenë parkime të padrejta ose tokë publike që i ka shërbyer vetëm një pakice. Sot me këtë investim ose me këtë ndërmarrje toka publike vihet së paku në këto akse në dispozicion të të gjithë qytetarëve.”/tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!