[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kjo është prova qe vendos pikat mbi “i”, nëse ngjarja e ndodhur ne Ibe është nje fatkeqësi natyrore apo ka ardhur per shkak te shpërthimeve te vazhdueshme, ashtu siç pretendojnë banoret. Ne video duken shpërthimet e firmës me lende plasëse per te lehtësuar ndërtimin e rrugës se re. Banoret nëpërmjet kësaj prove, xhiruar nje dite me pare, se masivi i dheut te rrëshqiste kane rene ne bisedime me firmën e cila po punon per aksin rrugor Tirane-Elbasan, ku i është premtuar te 15 familjeve te evokuara nje pagese mujore prej 40 mije lekësh per qiratë e shtëpive, dhe mbulim i te gjitha dëmeve. Megjithatë ende nuk përcaktohet nje afat i afërt per hapjen e aksit rrugor Tirane-Elbasan, ku pasagjeret detyrohet qe kete zone te rrezikshme, ne te cilin ky masiv dheu mund te rrezohet serish, ta kalojnë ne këmbe.
Ещё видео!