Në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vucic u pajtua me aneksin për implementimin e ujdisë mes Kosovës e Serbisë, por me të dalë prej andej deklaroi se nuk mund të firmoste asgjë “për shkak të dhimbjes torturuese në dorën e djathtë”. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se kjo tallje u prit keq në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore të Bashkimit Europian.
Zyrtarja europiane e bëri të qartë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia. Ajo kujtoi se pozicioni ndërkombëtar I Beogradit sot nuk është shumë I mirë, për shkak se refuzoi t`I vendoste Rusisë sanksione për luftën e Ukrainës. “Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi zbatues janë vërtet revolucionare sepse sjellin një cilësi të re në dialog. Nga gjendja e krizës kalojmë në biseda për thelbin dhe normalizimin pothuajse të plotë të marrëdhënieve.
Kjo sjell përfitime si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë zhbllokon rrugët e tyre evropiane. Marrëveshja i lejon Serbisë që të sigurojë mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore në mënyrën e duhur, ndërsa Kosova merr respekt dhe njohje të plotë për dokumentet, tregtinë e kështu me radhë”, ishte komenti I saj. Në një intervistë për “Nova”, Von Cramon u shpreh se deklaratat për bllokim të Kosovës në OKB, Vucic I bën sipas saj vetëm për konsum të brendshëm sepse kjo nuk është në dorën e Serbisë.
Sa për marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel, atë e cilësoi si të detyrueshme edhe pa nënshkrim, duke treguar se tashmë ujdia është pjesë e kritereve për pranimin e Serbisë në BE dhe vetëm zbatimi i plotë i saj do t’i mundësojë Serbisë mbylljen e negociatave.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ViolavonCramon#Serbia#TopChannelNews
Ещё видео!