Familjarët e Klodian Rashës mohojnë që djali i tyre të ketë pasur armë, duke kërkuar që ngjarja të zbardhet plotësisht e duke pretenduar se ka qenë i pafajshëm. Madje, xhaxhai i tij në emër të familjes tha se djali ka dalë në mesnatë për të pirë një kafe.
Por, vrasja nga policia ka hapur debat, nëse duhej apo nuk duhej të qëllonte me armë efektivi i patrullës shqiponja. Në fakt, ligji parashikon qartësisht se kur një punonjës policie mund të qëllojë me armë zjarri në drejtim të një qytetari.
Në nenin 3 të ligjit numër 72 të miratuar në vitin 2014 saktësohet se arma e zjarrit është mjeti i fundit dhe ekstrem i përdorimit të forcës, kur mjetet e tjera që përdoren nga subjektet e këtij ligji nuk kanë dhënë rezultat ose kur duket qartë se përdorimi i tyre nuk do të ketë sukses.
Në vijim të këtij ligji në nenin 4, pika e parë thuhet se punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera mund ta përdorin armën e zjarrit të shërbimit, në ushtrim të detyrave të tyre dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji, vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar ose neutralizuar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tij dhe personave të tretë, kur mjetet e tjera të përdorimit të forcës nuk kanë dhënë rezultat ose nuk arrijnë objektivat e ligjshëm të detyrave funksionale.
Dhe së dyti, kur shmangia e një rreziku nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet që u njihet kjo e drejtë, bëhet për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit, si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.
Por, a ka qenë në këto kushte polici që kreu vrasjen e të riut Klodian Radha? Kjo do të sqarohet nga hetimet, edhe pse deri tanu prokurori i kësaj cështjeje e ka përjashtuar policinë nga përgjegjësia për këtë ngjarje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#TopChannel
Ещё видео!