[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ish-strehimi antiatomik i Ministrisë së Brendshme është shndërruar ne memorialin e pare te viktimave te diktaturës komuniste dhe hyrja e këtij memoriali është bere bunkeri qe nje vit me pare u dogj gjate një proteste te opozitës. Tunelet, ndërtimi i te cilave nisi ne vitin 1981 e përfundoi ne 1986 asokohe ishin parashikuar per strehimin e funksionareve te larte e mbrojtjen e tyre deri edhe nga sulmet atomike; sot nen emrin “Bunkart 2” ato jane shndërruar ne nje muze per te kujtuar terrorin e regjimit komunist. Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur edhe opozitës, e cila ka kritikuar bunkerin pranë Ministrisë se Brendshme, duke e akuzuar se frika e saj reale vjen nga hapja e dosjeve te ish-sigurimit te shtetit. “Bunkart 2” ka me shume se 20 dhoma ku paraqitet historia e policisë shqiptare nga 1913 me xhandermarine e deri tek policia popullore; pjese e këtij muzeu janë emrat e viktimave te diktaturës, fotografitë e tyre; ka detaje per mënyrën se si sigurimi i shtetit hartonte dosjet apo per rrugën se si montoheshin proceset gjyqësore per te shkatërruar ata qe konsideroheshin armiq te partisë.
Ещё видео!