Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin, u nda nga jeta të mërkurën në moshën 96-vjeçare nga leukemia dhe dështimi i shumëfishtë i organeve, ka raportoi media shtetërore kineze. Jiang vdiq në shtëpinë e tij në Shangai, tha agjencia e lajmeve Xinhua, duke publikuar një letër të autoriteteve shtetërore, përmes së cilës është bërë e ditur vdekja.
“Vdekja e Jiang Zeminit është një humbje tejet e madhe për partinë tonë, ushtrinë dhe popullsinë tonë të të gjitha etnive”, thuhej në letrën ku edhe flitej për ‘dhimbje të madhe’. Në letër, Jiang është përshkruar si lider i jashtëzakonshëm një marksist i mrekullueshëm, lider shtetëror, strateg ushtarak, diplomat dhe luftëtar komunist i dëshmuar për kohë të gjatë. Jiang Zemin mori pushtetin pas shtypjes së përgjakshme të protestave pro-demokracisë që u zhvilluan në 1989 në sheshin Tiananmen. Megjithatë, ai me vonë arriti ta nxirrte vendin nga izolimi i atëhershëm diplomatik dhe të rregullonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Pas zbatimit të këtyre politikave, Kina përjetoi edhe një bum të vërtetë ekonomik.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#JiangZemin#Kine
Ещё видео!