Me projektin 3 lëndë në 6 orë qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë lënë shumë paqartësi dhe sipas ekspertëve janë bërë disa shkelje ligjore. Para se të hartohej dhe të miratohej udhëzuesi, duheshin shfuqizuar planet aktuale mësimore të mësimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, programet mësimore për çdo lëndë, udhëzimi i vitit të ri shkollor dhe ai për nxënësit e ngujuar, ai për mësimin në shtëpi, ai për nxënësit me aftësi ndryshe, udhëzimi për shkollat e mesme me kohë të pjesshme apo dhe ai i shkollave me korrespodencë. Gjithashtu, nisma është në shkelje me pikën 5 të Nenit 22 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar, ku shkruhet se nxënësit që nuk kanë ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë, kanë të drejtë ta ndjekin arsimin bazë me program mësimor individual, sipas proçedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit. Ndaj lind pyetja, si do të veprohet me këtë kategori nxënësish? Edhe ngarkesa mësimore dhe shpërndarja e saj, sipas pikës D të Nenit 26 bëhen nga ministri dhe jo nga ndonjë institucion tjetër. Në fakt, kjo ishte një nismë që u lançua fillimisht nga kryeminisitri. Po me arsim privat ç'do të ndodhë?
Neni 46 i ligjit thotë: Institucioni arsimor privat zbaton planin dhe programin mësimor të miratuar në momentin e liçensimit. Për çdo ndryshim kërkohet miratimi i ministrit.
Por, kjo deri tani nuk ka ndodhur. Pra, me pak fjalë disa nene të ligjit të Arsimit Parauniversitar duhet të amendohen ose të ndryshojnë, me qëllim që nisma 3 lëndë në 6 orë të mos ketë përplasje ligjore.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!