Sipas dosjes së SPAK, Ahmetaj rezulton se ka shoqëri me Mirel Mërtirin që para 10 vitesh. Prokurorët kanë gjetur një telefon të markës ‘Bleckberry’ gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij. Pjesa më e madhe e komunikimeve rezultonin të fshira në celular, por ekspertët e SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë ato.
Rezulton se nga data 21 Korrik 2012 deri në 10 Tetor 2012, pra në gati tre muaj, Ahmetaj e Mërtiri kanë folur rreth 138 herë në telefon.
Nga komunikimet ndermjet tyre ndër të tjera rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor duke përdor etiketimet, si: “O la”, fratelo, tigri, i madh" etj.
Në njërin nga komunikimet e zbardhura kryer në Shtator të 2012 Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, ateherë kryetar i bashkisë Fier, që të ulen për kafe me Mërtirin. Sipas SPAK, kjo provon lidhjen e hershme mes te dyve e cila ështe forcuar pas 2013 kur Partia Socialiste erdhi në pushtet dhe Ahmetaj mori postin e ministrit të Ekonomisë.
Prokuroria pretendon se ka qenë pikërisht Ahmetaj, i cili duke shfrytëzuar njohjet dhe faktin që ishte ministër, të ndikonte në mënyrë që kompania Alb-Tek Energy sh.p.k, e cila kishte si administratore Stela Gugallën dhe “Integrated Service” që kishte si administrator Zoton, të bëheshin dy kompanitë që do të fitonin koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.
GJithashtu në dosjen e SPAK thuhet se Ahmetaj e Mërtiri kanë dalë disa herë bashkë jashtë shtetit dhe shpenzimet e udhëtimeve janë paguar nga Mërtiri e Zoto. Gjithashtu ato janë mbuluar nga dy biznesmenët edhe kur Ahmetaj ka udhëtuar me bashkëjetuesen e tij aktuale.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!