#oranews #kontrolle #breget #policia #shengjin #sarandë
Kontrolle intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.
Nga Saranda në Shëngjin, bllokohen 8 mjete lundruese (5 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 skaf).
Bllokohen në zonën “Shkëmbi i Kavajës” dhe në Dhërmi, 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski”, drejtuesit e të cilave cenonin sigurinë e pushuesve për shkak se kryenin manovra të rrezikshme, jashtë perimetrit të përcaktuar për këto mjete. Bllokohen edhe 6 mjete të tjera (3 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 Skaf), të cilat u konstatuan duke lundruar në cenim të ligjit dhe rregullave të lundrimit. Ndëshkohen me masa administrative nga 10 000 dhe 100 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe krimeve detare, si dhe për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit nga shtetasit që përdorin mjete lundurese. Këto kontrolle, në koordinim me shërbimet e drejtorive vendore të Policisë Durrës dhe Vlorë dhe të komisariateve në varësi të tyre, me objektivin kryesor, garantimin e një sezoni turistik të sigurtë.
Si rezultat, janë bllokuar 8 mjete të tjera lundruese, konkretisht: -Në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajes”, Durrës, u bllokua një mjet argëtimi “Jet Ski”, që lundronte jashtë zonës së përcaktuar dhe ishte rerzik potencial për sigurinë e pushuesve. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj;
-Në afërsi të portit të Durrësit, u bllokuan 2 mjete të tjera lundruese argëtimi “Jet Ski” që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord, Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj;
-Në zonën e quajtur “Currilat”, Durrës, u bllokuan 2 mjete lundruese gomone që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj; -Në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, drejtuesi i të cilit kreu manovra të rrezikshme në det dhe për pasojë ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve;
-Gjithashtu në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues Skaf, pasi drejtuesi i tij e ushtronte veprimtarinë e lundrimit, i palicencuar. Për këtë shkelje, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj;
-Në Sarandë u bllokua 1 tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet Ski”, që drejtohej pa dokumentacionin e nevojshëm në bord. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!