Seanca gjyqwsore ndaj Arbër Paplekaj, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është shtyrë për herë të gjashtë. Shkak për shtyrjen e seancës, u bë Emiljano Prenga, njëri prej katër personave që mbeti i plagosur në atë që është cilësuar si masakra e Elbasanit, më 21 prill të vitit 2021, pasi ky i fundit nuk ishte njoftuar për seancën e kësaj të enjteje.
Arbër Paplekaj po ashtu nuk u paraqit në gjykatë. Avokati i këtij të fundit, Mirash Martini, përmes një kërkesë zyrtare, i kërkoi Gjykatës së Lartë heqjen e cështjes nga Gjykata e Elbasanit.
Kjo kërkese iu referua më parë edhe gjykatës së Elbasanit, por nuk u mor asnjë vendim për largimin e dosjes së 21 prillit nga ky institucion. Martini kërkoi largimin e dosjes me argumentin se persona me rrezikshmëri të lartë, që janë të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan, janë ende të lirë.
Tanimë i mbetet gjykatës së Lartë të marrë vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Paplekaj. Nga ana tjetër, Rezarta Tahiraj avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit u shpreh se procesi po zhvillohet sipas rregullave. Sipas saj, nuk ka zvarritje të procesit, ndërsa shtoi se i ka paraqitur një kërsesë gjykatës për praninim e familjes Xhuvani si palë paditëse.
Pjerin Xhuvani u vra në rrethana të panjohura më 21 prill të vitit të kaluar në Elbasan, ndërsa autori dyshohet se është Arbër Paplekaj, ish-oficer i RENEA dhe në atë kohë anëtar i shtabit të Partisë Demokratike. Të plagosur në vendngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe efektivja Xhensila Sota.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vrasja#PjerinXhuvani
Ещё видео!