Kryeministri Edi Rama konfirmon se kanë nisur procedurat nga DASH për largimin e ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, kreu i qeverisë ka vlerësuar bashkëpunimin me kryediplomaten amerikane në vendin tonë.
“Edi Rama: Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur siç është thënë edhe nga Ministria e Jashtme. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë”.
Për çështjen e inceneratorëve, kryeministri tha se janë në gjendje pune, ndërsa tha se çdo zyrtar që mund të ketë shkelur ligjet do të përballet me drejtësinë.
“Janë 3 vepra: Në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë për të cilat 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do të kisha thënë që duheshin bërë dhe të cilat sot janë në shërbim të komuniteteve. Rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim, këpusin edhe “dardha” apo “mollë” për t’i futur në trasta pas shpinës time, kjo është një çështje që nuk e kanë me mua, por e kanë me drejtësinë”.
I ndalur te organizimi i partisë për zgjedhjet lokale të 14 Majit, kreu i qeverisë tha se PS i ka gati patronazhistët, ndërsa nuk kurseu ironitë për PD.
“Ka filluar edhe tani faza e planifikimit strategjik të fitores. I kemi gati patronazhistët, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne e kemi praktikën tonë të konsoliduar, bëjmë konsultim të kryqëzuar, konsultimin me partinë nuk diskutohet sepse ne kemi parti dhe jo çeta që mblidhen dhe shpërndahen sipas thirrjeve”.
Rama tha se kandidatët e PS për zgjedhjet lokale do të përzgjidhen nëpërmjet sondazheve të PS, konsultimeve si dhe të performancës të atyre krybashkiakëve që do të rikandidojnë më 14 Maj.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!