Zgjodhi foltoren e kryesisë së Kuvendit për të hedhur poshtë akuzat e SPAK.
“Nxjerr SPAK faturën 1800 Euro të heqjes së një lipome që kishte fëmija im, faturën e heqjes së qafës së mitrës me kancer që kisha unë dhe e thotë si operacion. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir Meta, por e kam paguar unë kesh dhe nuk e di Ilir Meta se sa ka kushtuar. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik se po të kisha bërë nuk do të kisha turp ta thoja.”
Ajo konfirmoi se ka paguar çdo transaksion në shkolla, ujë e drita, ndërsa sipas saj Meta është marrë vetëm me politikë.
“Kam paguar unë çdo gjë, ujë e drita. Kam qenë unë ajo që kam marrë edhe rogën e Ilir Metës në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm më politikë. Është marrë me politikë të madhe, liberalizimin e vizave, integrimin europian, reforma në drejtësi dhe të gjithë këto muhabete që ja ku jemi sot dhe janë të gjitha mundime që kanë shkuar kot se vetëm demokraci nuk kemi këtu sot.”
Foli për keqtrajtim të dëshmitarëve.
“Janë thirrur me qindra njerëz bashkëpunëtor të mi dhe familjarë të mi. Janë mbajtur me orë të tërra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte, janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë, janë intimiduar, janë kërcënuar dhe madje ju kanë kërkuar të bëjnë edhe dëshmi të rreme.”
Kryemadhi ka komentuar arrestimin e ish-bashkëshortit Meta me të cilin prej 7 muajsh ka shkëputur komunikimin.
“Pse kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ata ashtu, pastaj del edhe një motërfuck*r atje që e godet në kokë.”
Ajo deklaroi se do e respektonte masën e vendosur 'detyrim paraqitjeje’. Ashtu si ish-bashkëshorti Meta, Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!