Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Partitë e koalicionit janë mbledhur sot në selinë rozë ku kanë miratuar konventen e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Kjo konventë është miratuar vetëm në parim pasi çështjet teknike për të cilat ka patur edhe debate janë lënë për një mbledhje tjetër. Kjo përshkak të mungesës së kreut socialist Fatos Nano dhe presidentit të PAD Neritan Ceka.
Gjithësesi sekretari i përgjithshëm i PAD, Ridvan Peshkëpia, ka kërkuar që tryeza të drejtohen me rotacion nga të gjitha partitë. Por kjo është anashkaluar nga përfaqësuesit socialitë duke e cilësuar këtë si çështje teknike, do diskutohet në mbledhjen e ardhshme.
Gjithashtu është shtyrë pranimi i partisë Uniteti dhe Prosperiteti Demokratik në koalicionin Aleanca për Shtetin, po për shkak të mungesës së dy kryetarëve të partive anëtare të këtij grupimi.
Sipas nënkryetarit Namik Dokle në mbledhjen e sotme është kërkuar që partitë e koalicionit të përgatisin infrastrukturën e tyre zgjedhore, të testojnë bazën e më pas të merret vendimi i pjesmarrjes së përbashkët ose jo në zgjedhjet lokale./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
Ещё видео!