Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Edmond Tupja u shpreh se Gjuha Shqipe po vritet dhe po shkërmoqet.
Ai theksoi se shumë fjalë përdoren në gjuhë të huaj, ndersa po zhduken fjalët shqipe në vend të tyre.
Tupja: Unë flas shqip dhe komunikoj mirë me bashkëkombësit e mi. Ama unë po shoh se Shqipja po vritet dhe po vritet alfabeti. Po shkërmoqet Shqipja. Shkojnë deri tek origjina pellazgjike, por çështja është se ku po shkojmë. Shikoni se si flitet dhe shkruhet Shqipja sot.
Fjala kujtesë është zhduket, por shënohet vetëm memorie, apo fjale event dhe eveniment. Thonë startoj dhe nuk themi dot nisim. Rreziku është se po hamë kokën tonë. Nuk ka më dëshirore dhe habitore. Po ikën habitorja, po ashtu edhe pikësimi. Ikin edhe shprehjet frazeologjike që janë shija e Gjuhës Shqipe.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
--------------------
Nga e marta 14 shtator 2021 ora 20:45 Beti Njuma nisi një rrugëtim të ri ku do të jetë autorja dhe moderatorja e emisionit me titull 'Ora e Betit'
Do të jetë një emision i aktualitetit i fokusuar tek Shqipëria dhe Kosova, duke i parë ato si një hapësirë e vetme, pranë dhe larg njëra tjetrës. Te ftuarit dhe debati do na ndihmojnë me refleksionet e tyre, për të kuptuar dritëhijet e një vendi kontradiktor, në zgrip dhe prej 31 vitesh me sytë nga Europa
Çdo të martë ora 20:45 në RTV Ora.
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
#rtvora#oraebetit#betinjuma#politike
Ещё видео!