Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë.
Ai tha se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bën, si dhe ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë.
“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve.
Vuçiq ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë të shtunën në Ohër.
“Po ju them se nuk do të nënshkruajë asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar më tutje presidenti serb.
Putin në një fjalim përpara qytetarëve tha se nuk do të nënshkruajë asgjë në Ohër. Dy liderët pritet që në takimin e radhës të gjejnë një dakordësi mbi implementimin e dokumentit evropian me 11 piak për normalizimin e marrëdhënieve. Vucic kërkon fillimisht asociacionin e komunave me shumcië serbe, për të pranuar më tej propozimet që vijnë nga BE, për njohjen e simboleve shtetërore të Kosovës.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vuçiç#TopChannelNews
Ещё видео!