Aleanca ushtarake e NATO-s u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të çtensionojnë menjëherë situatën në veri të vendit.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku shkroi në Twitter se situate duhet çtensionuar menjëherë dhe se KFOR është në gatishmëri e vigjilent për të ofruar siguri në të gjithë Kosovën. Qeveria e Kosovës ka marrë kritika nga ndërkombëtarët lidhur me zhvillimet e së premtes në veri të vendit.
Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar nga incidentet në veri të Kosovës gjatë përplasjes me protestuesit serbë, që u mblodhën para godinave të komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit u betuan më 25 maj. Asnjëri prej tyre nuk u betua në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të Mitrovicës së Veriut.
Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka detyruar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KFOR#NATO#TopChannel
Ещё видео!