Na ish nje nene dhe kish nje djale
Nje djale te lig , vec per te keqija
Te gjithe uronin, te vdiste sa me pare.
Dhe nene e tij , mbushej me thinja.
E luste te birin te kthente udhe
Se dita iken o bir e s'te fal, kurre
Se nuk eshte nene aq e urte , o shpirt
Dhe nuk eshte nene ,o zemer qe te fal.
E fliste , i fliste , por ishte e kote
I biri e tallte, e lante me turp
Dhe nena vendosi te ngulte, nje gozhde
Per cdo prapesi te djalit, ne mur.
Dhe nena thinjej dhe muri mbushej
Dhe ajo kerrusej me dite e ore
Nje dite i harroi i biri huqet,
Tek pa me tmerr murin me gozhde.
I ra ne gjunje nenes e qau
Kam qene i marre, o nene me fal
Te gjitha thinjat me lote ia lau
Dhe i rendonte cdo thinje sa nje mal.
E mira nene, koken i puthi
Mjaft qave bir, tani u rrite
Ti duash ti njerezit
dhe une gozhdet do t'i shkul pas cdo te mire.
Te mirat djalin zemren ia mbushnin
Askush s'e njihte me ate
Cdo mbremje shihte murin
Dhe numeronte gozhdet ne te.
Vjen nje dite , kur nena e mplakur
Nga muri shkuli gozhden e fundit
Por djali s'ndihej ende i kenaqur
Ne mur qene vrimat si vrima plumbi.
O nene tha djali
S'do jem i qete pa zhdukur murit vrimat e zeza
O bir tha nena , kjo s'ndodh ne jete
Cdo vrime te murit ma ka dhe zemra.
Ti qofsh i mire dhe qofsh me nder
Dhe lehte ne balle djalin e puthi
POr plaga s'iken kurre nga trupi
Dhe s'behet kurre i bukur turpi.
Ещё видео!