Xhevahir Lita, drejtuesi i komanduar i prokurorisë së Kukësit është pezulluar nga detyra pas arrestimit me urdhër të SPAK që akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.
Vendimi u mora me 10 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, i cili ndër të tjera njofton se vendin e Litës në Kukës deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri do ta mbaj prokurorja, Enkeleda Hoxha.
Xhevahir Lita u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, prej nga u zbardhën 4 ngjarje kriminale.
Ai akuzohet nga SPAK se ka mbyllur dosjet e fisit “Bajri” në Shkodër gjatë kohës që ishte prokuror në këtë qytet.
Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!